Vdiq nga koronavirusi, e moshuara u infektua në QSUT

Vdiq nga koronavirusi, e moshuara u infektua në QSUT

10:57, 17/06/2020
A+ Aa A-

Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë tek Infektivi, pasi ishte konfirmuar pozitive me COVID-19.

E moshuara ishte në intubim. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera. 82-vjeçarja ndodhej te Hematologjia në QSUT, aty ku mendohet se u infektua me koronavirus.

Pasi rezultoi pozitive, e moshuara u shtrua te Spitali infektiv. Mendohet se mjekët ose infermierët te Hematologjia e kanë infektuar 82-vjeçaren, raporton MAPO.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

"Në Spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar," deklaroi MSH.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/06/2020 13:08

NJEREZIT PO INFEKTOHEN DHE PO SEMUREN NE QSUT!!! PSE SPAK NUK HETON DHE NUK ARRESTON EDI RAMEN DHE BUSHTREN MANASTIRLIU??!!! KU ESHTE MINISTRJA? KU PO SHKERDHEHET TANI? PSE NUK DEL ME NE EKRAN QE TE NA PROPAGANDOJE "SUKSESET" E QEVERISE??? PSE NUK ARRESTOHET RAMA PER MASHTRIM ME NUMRAT E TE INFEKTUARVE DHE SHKAQEVE TE VERTETA TE VDEKJEVE NE DITET E SOTME PAS HAPJES??? KY ESHTE NJE MASHTRIM DHE KRIM KUNDER NJEREZIMIT! PSE NUK PUBLIKOHEN EMRAT E TE INFEKTUARVE!! KUSH JANE? NUMRAT E SHTUAR JANE NJE MASHTRIM I RAMES ME QELLIME KRIMINALE DHE MAFIOZE!!!

Shto koment

Denonco