Aksident i rëndë makina përfundon në kanal, 8 persona në gjendje kritike

Aksident i rëndë makina përfundon në kanal, 8 persona në gjendje kritike

09:44, 17/06/2020
A+ Aa A-

Sot rreth orës 8.00 të mëngjesit ,në afërsi të fshatit “Vranidoll”, janë aksidentuar dy automjete çka ka sjelle si pasojë plagosjen e 8 personave.

Raportimi për aksidentin është konfirmuar edhe nga policia rrugore e Kosovës. Në aksin rrugor Prishtine - Podujevë 2 automjete janë përfshirë në një aksident të fortë. Si pasojë raportohen se 8 persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Pasi është bërë e  mundur nxjerrja e tyre nga makina, ata janë transportuar menjëherë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Gazeta Express/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco