Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shpresat tek ilaçi për COVID-19, gazetari: Në Britani pas studimeve, ‘Dexametasoni’ rezultate pozitive

Shpresat tek ilaçi për COVID-19, gazetari: Në Britani pas studimeve, ‘Dexametasoni’ rezultate pozitive

09:22, 17/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari Duat Dauti në një intervistë në “ABC e mëngjesit” ka folur për vaksinën që po studiohet në Angli.

Ai u shpreh se ky ilaç njihej, por nuk dihej nëse do të kishte efekte pozitive tek pacientët  me COVID-19. Gjithashtu ai theksoi se pas studimeve dhe hulumtimeve nga mjekë dhe ekspertët “Dexametasoni” ka dhënë rezultate pozitive.

“Vaksina dhe ilaçi janë zbulim të qendrës së Oxfordit dhe ka qenë lajm kryesor që nga dita e djeshme. Ilaçi është i njohur, por nuk dihej nëse do të funksiononte kundër virusit korona. Është përdorur si ilaç kundër astmës, si ilaç që rregullon qarkullimin e gjakut.

Në provat e bëra ditët e fundit te mijëra pacientë ka rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për pacientët që janë në ventilator dhe ata që janë në gjendje pak më të mirë dhe që marrin oksigjen.

“Dexametasoni” për herë të parë është bërë dje i ditur zyrtarisht. Anglezët në përgjithësi janë shumë të kujdesshëm  dhe tashmë është bërë diskutim më i gjerë çështja e këtij ilaçi. “Dexametasoni”,  nga një hulumtim i ekspertëve është konstatuar se ky mund të jetë më i suksesshmi dhe më këtë kanë filluar eksperimentet dhe ka rezultuar me sukses”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se në Britani situata ende nuk është normale dhe masat e ndërmarra më herët janë ende në fuqi.

Gjithashtu ai shtoi se restorantet dhe hotelet nuk do të hapen para korrikut.

“Virusi është ende duke u bartur, por niveli ka rënë jashtëzakonisht shumë në krahasim me fillimet e këtij virusi”, tha më tej gazetari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco