Njëri me thikë, tjetri me dërrasë, arrestohen të dy sherrxhinjtë në Bulqizë

Njëri me thikë, tjetri me dërrasë, arrestohen të dy sherrxhinjtë në Bulqizë

08:35, 17/06/2020
A+ Aa A-

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e djeshme në Bulqizë, tek vendi i quajtur Pishat. Policia u njoftua rreth orës 14:00 se po ndodhte një konflikt mes disa personave për arsye të parëndësishme. Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se A.M ka goditur me thikë F. Xh.

I plagosuri nuk është ndalur, por i ka rënë me dërrasë personit që e plagosi. Në këto rrethana, Policia i arrestoi të dy të rinjtë, A.M 28 vjeç dhe F.XH, 25 vjeç ,të dy banorë të Bulqizës.

Po ashtu, Policia e Matit, në bashkëpunim me Komisariatin nr.4 Tiranë, arrestoi R.L, 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte i shpallur në kërkim, pasi në fshatin Lis, ku banonte, kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, gruan me të cilën bashkëjetonte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco