Me tuta sportive …./ Grabitja e postës në Tiranë, dëshmia e punonjësit dhe çfarë filmuan kamerat

Me tuta sportive …./ Grabitja e postës në Tiranë, dëshmia e punonjësit dhe çfarë filmuan kamerat

23:22, 16/06/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga grabitja në një postë private mbrëmjen e sotme në Tiranë, ngjarje e ndodhur rreth orës 21:50, në zonën e ish-sheshit Shqiponja në Tiranë.

Sipas dëshmisë së punonjësit të Postës, bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash.

Ndërkaq, nga kamerat e sigurisë është bërë e mundur zbulimi i targës së motoçikletës.

Nga ana tjetër nga  kamerat e sigurisë është arritur të shihet se autorët janë dy të rinj rreth të 30-tave, të veshur sportivë, të maskuar edhe me rroba të zeza.

Mendohet se autorët janë larguar në drejtim të Durrësit, duke bërë të mundur ti shpëtojnë edhe kontrolleve të para të policisë. Po ashtu janë shoqëruar disa persona të dyshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco