U filmuan nga kamerat/ Ja çfarë njofton policia për grabitjen me armë sonte në Tiranë

U filmuan nga kamerat/ Ja çfarë njofton policia për grabitjen me armë sonte në Tiranë

22:57, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një zyrë postare private, u grabit me armë zjarri sonte rreth orës 21:50, pranë sheshit “Shqiponja”.

Grabitësit mundën të marrin një sasi parash dhe më pas janë larguar me një motor, ndërsa mbeten të paidentifikuar nga policia.

Burime pranë policisë raportojnë se grabitësit janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli si dhe kanë shpërndarë identikitet e autorëve.

‘Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve. Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin”, njofton Policia.’

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco