Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Parakalimi i gabuar, makina përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në kanal

Parakalimi i gabuar, makina përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në kanal

22:43, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 21.30 në rrugën nacionale pranë Divjakës në zonën e njohur si ‘Pushimi i shoferit’.

Një automjet tip ‘Alfa Romeo’ pasi është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ka përfunduar në kanal në krah të rrugës.

Drejtuesi i mjetit të aksidentuar është Redon Ndoni, 30 vjeç, banues ne fshatin Mërtish.

Ky i fundit mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit gjatë një manovre të gabuar parakalimi.

Në momentin e aksidentit, 30 vjeçari, udhëtonte i vetëm.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në vendin e aksidentit ndodhen edhe punonjësit e OSSHE të cilët kanë ndërprerë energjinë elektrike për të shmangur kontaktin e personave me rrymën.

Që nga janari i këtij viti, në këtë aks rugor janë shënuar dy viktima dhe disa të plagosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco