Në 1 milionë banorë vetëm 43 teste/ Ja lagjet e Tiranës të prekura me Covid-19

Në 1 milionë banorë vetëm 43 teste/ Ja lagjet e Tiranës të prekura me Covid-19

20:53, 16/06/2020
A+ Aa A-

Sot u shënua numri më i lartë i rasteve pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Ky trend rritës i rasteve vijon prej më shumë se një jave.

ISHP njoftoi sot për 82 raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilave janë në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Por sipas asaj që mëson Syri.net, sa i përket të dhënave për Tiranën, pa përfshirë këtu spitalet, ka patur 61 raste të hetuara, ndërsa monstra të analizuara kanë qenë 75.

Ajo që bie në sy dhe është shqetësuese është fakti se në një qytet me rreth 1 milion banorë, ku jetojnë rreth1/3 e Shqipërisë, në një ditë zhvillohen vetëm 43 teste.

Sa i përket ndarjes gjeografike, zonat e infektuara në kryeqytet janë:

Komuna e Parisit, Don Bosko,  Liqeni Thate, Linze, rr.Dibres, rr. Bab Rexha, rr. Sami Frasheri, Fusha Aviacionit, Pazari I Ri, Stadiumi Dinamo, Shkoze, Ali Demi, Alias, Qytet Studenti, AtaTurk, Vasil Shanto, rr. Kavajes, rr. Elbasanit.

Të dhënat e plota për Tiranën:

Raste totale të hetuara: 61

Vatra infektive: 6.

Raste suspekt që përmbushin përkufizimin e rastit: 13.

Mostra totale të analizuara: 75.

Tampon N/F: 65

Serologji: 10.

Ritestime: 32.

T1: 43

T2: 9

T3: 1

R1: 8

R2: 4

S2: 10

Refuzime: 3 për S2.

Punonjës shëndetësor: 3 (Qendra e Dhurimit të Gjakut)

Zonat Gjeografike:

Komuna e Parisit, Don Bosko,  Liqeni Thate, Linze, rr.Dibres, rr. Bab

Rexha, rr. Sami Frasheri, Fusha Aviacionit, Pazari I Ri, Stadiumi Dinamo, Shkozë, Ali Demi, Alias, Qytet Studenti, Ata Turk, Vasil Shanto, rr. Kavajes, rr. Elbasanit.

 T1 janë testimet e rasteve : vetëm 43 tamponë janë bërë në popullatë

T2-T3 janë ritestime për ata që dyshohen, por tamponi i parë iu ka dalë negativ.

R1 R2 jane ritestime për persona që janë të sëmurë aktualisht.

S është serologjia për antitrupat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Tirana16/06/2020 22:22

Pershendetje syri. Cili eshte burimi juaj per percaktimin e lagjeve? Pasi prsh rruga kavajes fillon tek banka e deri tek pallati me shigjeta. E gjitje kjo zone eshte e infektuar? Cjane keto budallalleqe!? Ky vend vuan nga mungesa e pergjegjshmerise, ne cdo nivel

Shto koment

Denonco