Makina përplas të riun me motor pranë Tiranës, në gjendje të rëndë në spital

Makina përplas të riun me motor pranë Tiranës, në gjendje të rëndë në spital

19:50, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar këtë pasdite në Kamëz, në rrugën ‘Nikolla Sarkozi’.

Një 21 vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur nga një makinë në lëvizje.

Nuk dihet ende gjendja e të riut, i cili ndodhet në spital, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 16.06.2020, rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin A.B., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 21 vjeç, ku si pasojë e perplasjes është demtuar shtetasi A.L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco