EMRI-FOTO/ Arrestohet avokati i njohur i shpallur në kërkim

EMRI-FOTO/ Arrestohet avokati i njohur i shpallur në kërkim

19:46, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një avokat ka përfunduar në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit.

Avokati 56 vjeçari, Sami Dema, banues në Kurbin, u arrestua nga policia lokale.

Avokati u merrte para shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari me profesion avokat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 16/06/2020 21:21

Po sekseri sajmir vishaj kur do te arrestohet?

Shto koment

Denonco