U vra në atentatin ndaj ish-prokurorit/ Ja çfarë i kërkon babai i Andi Malokut Ramës dhe Lleshaj

U vra në atentatin ndaj ish-prokurorit/ Ja çfarë i kërkon babai i Andi Malokut Ramës dhe Lleshaj

16:33, 16/06/2020
A+ Aa A-

Andi Maloku mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spital, gjatë atentatit që u krye ndaj makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoji pranë mbikalimit të Shkozetit më 2 nëntor të vitit të kaluar.

Babai i tij së fundmi i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut si edhe ambasadorëve Luigi Soreca e Yuri Kim.

Genc Maloku shkruan se kërkon ndëshkim për autorët e krímit, ndërkohë që kjo letër përkon me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit ditën e sotme ku nuk pranoi kërkesën e Redjan Rrajës, njërit prej autorëve të dyshuar të atentatit për ta liruar nga bùrgu.

Ai kërkon ndërhyrjen në gjendjen e paligjshme që sipas tij po vijon me hetimet ndaj ngjarjes që i morën jetën të birit.

Teksa radhit parregullsitë dhe shkeljet, Maloku shkruan se shpërfillja e institucioneve ndaj çështjes janë të pajustifikuara dhe nuk mund të vazhdojë.  Ai kërkon paanshmëri në proces.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco