Punonjësi bie nga skela, humb jetën 50-vjeçari

Punonjësi bie nga skela, humb jetën 50-vjeçari

12:50, 16/06/2020
A+ Aa A-

Një punonjës në lagjen “11 Janari” në Fier është rrëzuar nga kati i dyte i një godine.  Mësohet se punonjësi ka rënë nga skela ndërsa punonte me lyerjen e fasadës.

Si pasojë e rënies, punonjësi u dërgua ne spital. Por sipas njoftimit të policisë, ai ka nderruar jete 

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:30, në lagjen "11 Janari" Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco