Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, prangoset Gentian Bleta

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, prangoset Gentian Bleta

12:23, 16/06/2020
A+ Aa A-

Arrestohet jashtë vendit Gentian Bleta, një prej personave të implikuar në ngjarjen e rrëmbimit të Jan Prengës.

Burime thonë se Bleta dyshohet se është vënë në pranga për një urdhër arresti që ka pasur nga Britania, ndërsa më herët dhe Gjykata e Posaçme ka lëshuar për të një urdhër arresti.

Dyshohet se paradite sot është ndaluar jashtë vendit për verifikim Martin Bleta i cili e ka pasur emrin Gentian Bleta dhe e ka ndryshuar në Martin Bleta.

Ky është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Interpol Tirana po bën verifikimet sipas procedurave nëse është ky personi i dyshuar që është ndaluar sot për verifikim apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco