Edhe Nehat Kulla ishte me Covid-19, refuzoi të shtrohej...

Edhe Nehat Kulla ishte me Covid-19, refuzoi të shtrohej...

12:14, 16/06/2020
A+ Aa A-

Nehat Kulla ishte i infektuar me koronavirus. Burimet thonë se Kulla, i njohur me nofkën ‘Gjenerali’, u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.

Atij iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale.

Kulla u kthye në banesën e tij, ku ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit.

67-vjeçari kishte humbur edhe vëllanë nga sëmundja e koronavirusit të ri.

Ramazan Kulla ndërroi jetë më 28 prill. Drejtoria e Doganave, ku ai punonte, bëri një dedikim për 60-vjeçarin, pasi ai vdiq nga sëmundja.

Ndërkohë Nehat Kulla ishte liruar nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore. Ai nuk para dilte nga banesa për shkak të këtyre problemeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco