SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit

SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit

11:50, 16/06/2020
A+ Aa A-

SPAK ka marrë nën hetim ish-krybashkiakun e Hasit, Adem Lala, i dyshuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën me datë 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kryebashkiakut të Hasit pritet t'i komunikohet akuza nga prokurorja Enkeleda Millonai.

Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë e cila më pas është anuluar. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.

Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco