Atentati ndaj Hekuran Billës, dërgohen letërporosi në Belgjikë e Angli

Atentati ndaj Hekuran Billës, dërgohen letërporosi në Belgjikë e Angli

11:45, 16/06/2020
A+ Aa A-

Grupi hetimor i cili  po përpilon dosjen e vrasjes së Hekuran Billës më 11 qershor në “Komunën e  Parisit” në Tiranë I kanë dërguar letërporosi në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar për të mësuar më shumë lidhur me 40 vjeçarin nga Kukësi, raporton Ora Neës.

Hakmarrja është pista kryesore në të cilën janë fokusuar hetimet për vrasjen Në kërkim policor është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Mbretërinë e Bashkuar.

Një pistë tjetër që policia po heton për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit është dhe ajo e konflikteve pasi 40-vjeçari është akuzuar për përfshirje në një grup prostitucioni në Belgjikë. Kjo lidhet dhe faktin që i ndjeri 5 ditë para vrasjes është kthyer nga Belgjika.

Prandaj prokuroria kërkon të dijë më shumë nga autoritetet belge detaje për këto grupe kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco