Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Përkeqësohet situata te Infektivi, shtohen vatra të reja në vend

Përkeqësohet situata te Infektivi, shtohen vatra të reja në vend

11:18, 16/06/2020
A+ Aa A-

Përveç rritjes alarmante të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend, vijon të përkeqësohet edhe situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen pacientët.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 82 persona, ndërsa në spital janë të shtruar 50 pacientë, ku numri i të intubuarve ka shkuar në 2.

“Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, thuhet në njoftimin e MSH.

Ministria konfirmoi se janë shtuar edhe vatrat e reja të infeksionit në vend.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës," deklaroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive: 
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco