82 të infektuar/ Zgjerohet ndjeshëm harta e qyteteve të prekura

82 të infektuar/ Zgjerohet ndjeshëm harta e qyteteve të prekura

11:06, 16/06/2020
A+ Aa A-

Sot është shënuar numri më i lartë i rasteve pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Ky trend rritës i rasteve vijon prej më shumë se një jave. Kështu, ISHP njofton sot për 82 raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilave janë në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon:

28 të prekur në Tiranë
18 në Shkodër,
10 në Krujë
8 në Durrës
7 në Vlorë
3 në Kamëz
Nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier
Nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

ISHP njofton se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

STATISTIKA

Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive: 
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco