Vdes pacienti nga Puka, shkon në 37 numri i viktimave

Vdes pacienti nga Puka, shkon në 37 numri i viktimave

11:00, 16/06/2020
A+ Aa A-

Vdes një tjetër pacient nga koronavirusi në vend.

Raportohet se viktima e 37-të është një pacient nga Puka.

"Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga Spok dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë," deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco