Vrasja e Jan Prengës, policia shoqëron me forcë ‘pajtuesin e gjaqeve’

Vrasja e Jan Prengës, policia shoqëron me forcë ‘pajtuesin e gjaqeve’

10:55, 16/06/2020
A+ Aa A-

Policia ka shoqëruar me forcë me kërkesë të SPAK, Nikollë Shullanin, pajtuesin e gjaqeve, i cili ndërhyri për lirimin e Jan Prengës së rrëmbyer dhe vrarë më 17 janar të këtij viti.

Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës.

Nikollë Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij.

Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët.

Më 13 shkurt 2020, thuajse një muaj pas ngjarjes, Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij, Gëzim Shullani.

Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në rrugën London në Kamëz më datë 17 janar dhe ndërroi jetë disa orë më vonë pas goditjeve që mori. Trupi i Prengës nuk është gjetur ende dhe dyshohet se është groposuar pasi u vdiq në duar rrëmbyesve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco