Ngacmon seksualisht motrën dhe dhunon bashkëshorten, arrestohet një person ne Prishtinë

Ngacmon seksualisht motrën dhe dhunon bashkëshorten, arrestohet një person ne Prishtinë

10:00, 16/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur dhe pastaj sulmoi fizikisht edhe bashkëshorten.

Sipas raportit të Policisë, viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor, teksa edhe bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar trejtim mjekësor pas sulmit fizik.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë.

“Prishtinë 15.06.2020 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco