Kanosje dhe përndjekje, arrestohen dy persona në Durrës ishin shpallur në kërkim

Kanosje dhe përndjekje, arrestohen dy persona në Durrës ishin shpallur në kërkim

08:35, 16/06/2020
A+ Aa A-

Janë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit.

Eshtë arrestuar B. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Zall, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Krujë i ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Përndjekja", sepse ka përndjekur shtetasen S. K.;

Si dhe është ndaluar F. Z., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie"

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

B. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Zall, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Krujë i ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Përndjekja", sepse ka përndjekur shtetasen S. K.;

F. Z., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie", sepse më datë 21.07.2019 ka kanosur shtetasin A. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco