Dy aksidente të rënda brenda një ore/  Makinat dalin nga rruga, plagosen rëndë shoferët

Dy aksidente të rënda brenda një ore/ Makinat dalin nga rruga, plagosen rëndë shoferët

22:32, 15/06/2020
A+ Aa A-

Dy aksidente të rënda janë shënuar në mbrëmje në qarkun e Elbasanit.

Aksidentin i parë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një automjet që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur drejtuesi i mjetit që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në Librazhd.

Një kamion mësohet se doli nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Ku për pasojë edhe në këtë aksident mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

Për të dyja rastet policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco