Frika nga kanabisi dhe burgu, kryepleqtë e Ishmit japin dorëheqjen

Frika nga kanabisi dhe burgu, kryepleqtë e Ishmit japin dorëheqjen

21:21, 15/06/2020
A+ Aa A-

Disa nga kryepleqtë e njësisë administrative Ishëm përfshi dhe dy inspektorët civil të kësaj njësie kanë dhënë dorëheqjen.

Sipas burimeve edhe ato kryepleq që kanë mbetur do japin dorëheqjen sapo të mbarojë karantinimi i Bashkisë Durrës pasi për shkak të karantinimit dorëheqjet e tyre ka qenë të pamundura të depozitohen ditën e sotme.

Sipas burimeve kjo ndodh pasi kryepleqtë e kësaj njësie janë shoqëruar e proceduar disa herë për kanabisin.

Njësia Ishëm ka 9 kryepleq, 4 prej tyre si dhe dy inspektorët kanë dhënë dorëheqje, një pjesë tjetër kanë tentuar sot por bashkia është e mbyllur dhe do të tentojnë sërish nesër.

Të gjithë janë të vendosur të japin dorëheqje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco