VIDEO EKSKLUZIVE/ Të tjera pamje nga ekzekutimi i 2 biznesmenëve në hotelin në Laç

VIDEO EKSKLUZIVE/ Të tjera pamje nga ekzekutimi i 2 biznesmenëve në hotelin në Laç

11:28, 15/06/2020
A+ Aa A-

SYRI.net ka siguruar të tjera pamje ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Paulin Gjergji dhe Bujar Hasanit, në hotelin ‘A&A’ në hyrje të Mamurrasit.

Në pamje e tjera të siguruara nga SYRI.net, duket se si autorët marrin me vete një nga të plagosurit në këtë përplasje me armë.

Pamje shihet se si bashkëpunëtorët e tij në krim, tërheqin zvarrë për ta futur më pas në makinë të plagosurin.

Ky besohet se është edhe autori kryesor i krimit, pasi mbeti i plagosur nga njëri prej viktimave.

Besohet se ka qenë Bujar Hasani ai që është kundërpërgjigjur me armë, sulmit.

Kjo pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë.

Në këtë sulm me armë kanë mbetur të vrarë Bujar Hasani, 37 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, mes atentatorit dhe viktimave ka patur edhe një përplasje me armë. Për këtë arsye vrasësi rrëzohet në tokë dhe qëllon në pozicion shtrirë.

Për këtë arsye, sipas Mjekësisë Ligjore, viktimat pjesën më të madhe të plumbave e kanë në pjesët e poshtme të trupit.

Por pamjet tregojnë edhe diçka tjetër: edhe atentatori, i cili mban një pelerinë me mbishkrimin Policia, ka mbetur i plagosur gjatë atentatit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, kur 7 atentatorët, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë policie mbërritën në sheshin e një hoteli ‘AA’, në autostradën Laç-Mamurras, ku ndodheshin viktimat dhe i gjuajtën me armë.

Ende sot, Policia nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje të rëndë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco