VIDEO/ Operacioni i Policisë në Portin e Durrësit, ja ku u gjetën eurot

VIDEO/ Operacioni i Policisë në Portin e Durrësit, ja ku u gjetën eurot

21:56, 13/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit publikon pamjet gjatë operacionit në Portin e Durrësit ku u sekuestrua një sasi eurosh që nuk i dihet origjina. 

Sipas uniformave blu, vlera e sekuestruar është gjithsej 498.850 euro.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se si rezultat i shtimit të kontrolleve në portin e Durrësit u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues Andon Thanasi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

“Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara”, njofton policia.

Andon Thanasi akuzohet si autor i dyshuar per kryerjen e dy veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco