Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Bandat shqiptare po i kthejnë rrugët e Londrës në arenë përplasjesh të armatosura

Bandat shqiptare po i kthejnë rrugët e Londrës në arenë përplasjesh të armatosura

21:36, 13/06/2020
A+ Aa A-

Lufta e hapur për territor mes kriminelëve shqiptarë, po i kthejnë rrugët e Londrës në arenë përplasjesh të armatosura.

Alarmin e japin ekspertët e sigurisë në Britaninë e Madhe, raporton "Telegraph", përcjell Syri.net.

https://www.telegraph.co.uk/news/2020/06/13/albanian-gangs-waging-open-warfare-londons-streets-experts-warn/

Në sulmin e fundit, dhetë ditë më parë, dy burra u qëlluan me armë zjarri teksa ishin duke kaluar në Barking, në Lindje të Londrës,  zonë fortesë e Hellbanianz, një grup shqiptar shumë famëkeq në botën e krimit..

Oficerët e armatosur që morën pjesë në vendngjarje gjetën dy burrat të shtrirë të plagosur me plagë me armë zjarri, ndërsa njëri prej tyre ishte ende në makinë duke i ndihmuar nga qytetarët e rastësishëm.

Një prej të plagosurve, me mbiemër Gashi, jeton në Britaninë prej disa vitesh, është ende në gjendje kritike për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Autor i ngjarjes dyshohet një 20-vjeçar shqiptar.

Kriminaliteti shqiptar është një ndër problemet kryesore në Britaninë e Madhe. Pasurimi përmes trafikut të drogërave i ka bërë ata shumë të fuqishëm dhe problematikë për grupet rivale dhe forcat e rendit. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco