Zjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë

Zjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë

21:18, 13/06/2020
A+ Aa A-

Kati i gjashtë i një banese në Astir, Tiranë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se, si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa persona të lënduar pasi prej kohësh në shtëpi nuk banonte asnjë njeri.

Informacion paraprak

Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco