2.6 milionë € në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit

2.6 milionë € në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit

19:03, 13/06/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, në Portin e Durrësit u sekuestruan rreth 2.6 milionë euro, të ndara në disa qese.

Shuma e madhe e parave është gjetur brenda në një kamioni, i cili vinte nga Bari.

Bëhet me dije se shoferi i kamionit, që u arrestua sot është shtetasi Andon Thanasi.

Ndërkohë, përveç shoferit, në polici janë shoqëruar edhe shumë persona të tjerë, të cilët janë marrë në pyetje se mund të kenë lidhje dhe informacione për vlerën e madhe të parave të sekuestruara në port.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco