Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Lyen me benzinë shtëpinë e tenton të djegë gruan me 4 fëmijët, shqiptari vdes vetë

EMRI/ Lyen me benzinë shtëpinë e tenton të djegë gruan me 4 fëmijët, shqiptari vdes vetë

17:34, 13/06/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 47 vjeç ka vdekur i karbonizuar pasi ka tentuar të djegë të gjallë në banesë gruan dhe fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Civitella del Tronto, Itali.

Kur arritën zjarrfikësit gjetën trupin e pajetë të burrit të shtrirë në dysheme dhe transportuan në spital gruan dhe fëmijët që kishin vështirësi në frymëmarrje për shkak të flakëve.

Mësohet se 47 vjeçari i quajtur Dritan Çobo ka tentuar të vrasë gruan e tij dhe 4 fëmijët e moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç..

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se situata në familje kishte qënë e tensionuar prej kohësh ndërsa burri ishte treguar shpesh i dhunshëm dhe kishte kërcënuar me vdekje gruan e tij.

Dyshohet se burri ka ndërruar jetë prej asfiksimit pavarësisht përpjekjeve të djalit të tij për ta nxjerrë gjallë prej banesës.

Pamje nga vendngjarja:

http://www.rete8.it/cronaca/234civitella-del-tronto-cerca-di-uccidere-moglie-e-4-figli-muore-nel-rogo-della-casa/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco