Durrës, sekuestrohen 2 pallate dhe një hotel, pasuri e vënë me drogë dhe prostitucion

Durrës, sekuestrohen 2 pallate dhe një hotel, pasuri e vënë me drogë dhe prostitucion

10:01, 13/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njoftoi se në vijim të punës për sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, ka referuar në vitin 2017, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dosjet në ngarkim të shtetasit Pëllumb Tuda për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Në vijim të hetimeve, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për “sekuestro të pasurive” të shtetasit P.T, 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “trafikimi i drogave” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen nr. 13 Durrës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco