Ekzekutimi i Billës, hakmarrje për vrasjen e 22-vjeçarit Marku në Londër Lart i vrari në Londër, Prel Marku - poshtë djathtas, vrasësi i tij Hekuran Billa, i ekzekutuar në Tiranë

Ekzekutimi i Billës, hakmarrje për vrasjen e 22-vjeçarit Marku në Londër

09:19, 13/06/2020
A+ Aa A-

Ekzekutimi i Hekuran Billës në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, për vrasjen që viktima ka kryer vite më parë.

Viktor Marku, 34 vjeç, dyshohet se është personi që ka kryer atentatin me 30 plumba ndaj Billës dhe është shpallur në kërkim, sipas burimeve mediatike ende.

Kujtojmë se Hekuran Billa ka vrarë në Londër, më 14 tetor 2006, 22-vjeçarin Prel Marku. Pikërisht vëllai i të vrarit, Viktor Marku, akuzohet tashmë se është hakmarrë.

Për vrasjen e 22-vjeçarit, Hekuran Billa u dënua në Angli, kreu disa vite burg dhe më pas u ekstradua në Shqipëri, ku kreu pjesën e mbetur të dënimit. Pas disa vendimeve të diskutueshme gjyqësore, Billa u lirua nga burgu i Fushë Krujës një vit më parë dhe në janar të këtij viti nisi jetën e re në Tiranë me një biznes që priste ta përuronte.

Billa kishte qënë i përfshirë në bandat shqiptare në Londër të trafikut të qenieve njerëzore dhe prostitucionit. Kur Billa kreu vrasjen e Markut, me të ishte edhe Kujtim Spahiu, i cili u burgos me 33 vite burg dhe vazhdon ta kryejë dënimin në Angli.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco