Zbulohet dhe shpallet në kërkim vrasësi i Hekuran Billës Viktima dhe makina ku e ekzekutuan më 11 qershor 2020

Zbulohet dhe shpallet në kërkim vrasësi i Hekuran Billës

09:05, 13/06/2020
A+ Aa A-

Mësohet se është identifikuar nga Policia e Shtetit, vrasësi i Hekuran Billës, 40-vjeçarit që e ekzekutuan tek “Komuna e Parisit” në Tiranë me mbi 30 plumba. Autori është rreth 34 vjeç, por nuk jepen të dhëna të tjera.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë për mediat se tashmë autori është shpallur në kërkim.

Hekuran Billa ishte person me precedent penale, që ishte dënuar për vrasjen e Prel Markut, 22 vjeç, në "Park Royal" në Londër, më 14 tetor 2006. Ai ka qenë i përfshirë në bandat shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore dhe prostitucionit.Pasi kreu një pjesë të dënimit me burg në Angli, u ekstradua në Shqipëri ku kreu pjesën tjetër n?7 burgun e Fushë Krujës dhe falë disa vendimeve gjyqësore, u lirua në 2019-ën. Sivjet, i ndjeri nisi një biznes në Tiranë.

Dyshimet e para të hetuesve qenë për hakmarrje të vrasjes së mëparshme, por janë hetuar edhe  pista të tjera, pazare të mundshme kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco