Lëvizjet e fundit/ Ja me kë u takua Hekuran Billa para ekzekutimit

Lëvizjet e fundit/ Ja me kë u takua Hekuran Billa para ekzekutimit

22:30, 12/06/2020
A+ Aa A-

Hekuran Billa, 40 vjeçari me origjinë nga Kukësi dhe i dënuar për një vrasje në Angli, ekzekutohet me breshëri plumbash brenda makinës së tij në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit.

Autori qëlloi në drejtim të 40 vjeçarit Billa pa dalë nga makina. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar se ai mbante në kokë një kapele të zezë me strehë, si dhe një shall për të mos u diktuar.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor sqaruan se para se të vinte në Tiranë, viktima kishte qenë në qytetin e Durrësit ku ishte takuar me disa miq të tij, si dhe kishte rregulluar dokumentet e disa mjeteve që ai merrte nga jashtë për biznesin që kishte ngritur në vendin tonë nga janari i këtij viti, për dhënien me qira të makinave.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë pasur informacione të sakta për lëvizjet e objektivit të tyre.

Para se të ekzekutohej, 40 vjeçari Billa është ndjekur nga të paktën dy persona të tjerë që lëviznin me një tjetër automjet. Ata mendohet se u kane dhënë atentatorëve të dhëna mbi vendndodhjen e Billës. Targa e mjetit te tyre tashmë është identifikuar nga policia, dhe përbën provën më e fortë që mund t’i çojë ata drejt identitetit të autorëve.

Në vendin e krimit, policia sekuestroi të paktën 15 gëzhoja, 11 prej të cilave u derdhën mbi makinën tip BMW që drejtonte Hekuran Billa. Pasi u qëllua me breshëri plumbash, ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me dy makina të parkuara në rrugë.

Pasi kryen krimin, autorët u larguan menjëherë nga zona, duke i shpëtuar kështu arrestimit nga policia.

Më pas ndoqën rrugën kryesore në drejtim të Kombinatit, dhe dogjën mjetin e tyre në Pezë të Vogël.

Brenda mjetit të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, u gjet arma MP5 me silenciator me të cilën ata kryen vrasjen. Ky mjet është vjedhur një vit me parë në Kukës, ndërsa targa e mbivendosur në të ishte vjedhur në Lezhë.

Pista kryesore e hetimit për atentatin është ajo e hakmarrjes. Në  vitin 2006 Billa ka vrarë në Angli 22 vjeçarin shqiptar Prel Marku.

Lidhur me këtë konflikt, policia mori në pyetje familjarët e tij, qe jetojnë në fshatin Domje, në periferi të Tiranës. Ata kanë mohuar që i biri të ketë pasur kërcënime, dhe se prej vitesh i kishin mbyllur konfliktet e mëparshme.

Hekuran Billa, i njohur në Angli edhe me identitetin tjetër Herland Bilali, kishte ardhur nga Belgjika para 5 ditësh, duke kaluar tranzit nga Mali i Zi. Prej disa vitesh ai jetonte në Angli me dokumente të rregullta./abcnews.al

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco