24 të arrestuar/ Shkatërrohet banda e drogës, ja pse e mori emrin e koduar ‘Lulet e Lindjes 2019

24 të arrestuar/ Shkatërrohet banda e drogës, ja pse e mori emrin e koduar ‘Lulet e Lindjes 2019

18:10, 12/06/2020
A+ Aa A-

Shkatërrohet një bandë e dyshuar kriminale, dedikuar trafikut të drogës.

“Lulet e lindjes 2019” është quajtur operacioni i cili çoi në shkatërrimin  e organizatës.

U quajt kështu pasi lënda narkotike vjen nga Shqipëria.

Aktiviteti hetimor për operacionin “Lulet e lindjes 2019”  nisi në Janar 2019, kur u mblodhën shumë elemente të cilat dëshmonin se kishim të bënin me një rrjet të sofistikuar të tregtarëve dhe furnizuesve të drogës”, kanë njoftuar paraditen e sotme autoritetet italiane.

Grupi u mbajt nën vëzhgim dhe u përgjua prej disa muajve, nga të cilat rezultoi se veprimtaria po kryej nga italianë dhe shqiptarë, të gjithë banues në Asti, të organizuar në qarqe të ndryshme, disa prej të cilave kishin marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin.

Në veçanti, droga e llojit Kokainë, importohej nga Shqipëria, kishte një treg në zonën e Asti, veçanërisht në ato të Nizës dhe Canellit.

Grupi i shqiptarëve mendohet se është i një rrezikshmërie të lartë. Ata akuzohen për trafik droge, rrëmbim personi, dhe prostitucion.

Autoritetet italiane në kuadër të këtij hetimi kanë bërë të mundur arrestimin e 24 personave ndërsa kanë hetuar 42 gjithësej raporton abcneës.al.

Arrestimet janë kryer këtë mëngjes nga ekipi i lëvizshëm Asti i cili u ndihmua nga kolegët e Xhenova, Pavia, homologët e zyrave të Piemonte dhe Departamenti i Parandalimit të Krimit të Torinos.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë sekuestruar disa makina luksoze dhe një apartament afër qendrës historike të Asti.

Ditët e fundit, policia italiane ka realizuar disa operacione anti-drogë dhe ka raportuar se janë arrestuar disa shqiptarë të cilët janë kapur me lëndë narkotike të cilat kapin shifrat e miliona eurove.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco