Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Drogë nga Shqipëria/ Policia italiane shkatërron bandën, 24 të arrestuar

Drogë nga Shqipëria/ Policia italiane shkatërron bandën, 24 të arrestuar

17:36, 12/06/2020
A+ Aa A-

Shkatërrohet një bandë e dyshuar kriminale, dedikuar trafikut të drogës. Operacioni policor i koduar “Lulet e lindjes 2019” çoi në shkatërrimin  e organizatës.

“Aktiviteti hetimor për operacionin “Lulet e lindjes 2019”  nisi në Janar 2019, kur u mblodhën shumë elemente të cilat dëshmonin se kishim të bënin me një rrjet të sofistikuar të tregtarëve dhe furnizuesve të drogës”, deklarojnë autoritetet italiane.

Grupi u mbajt nën vëzhgim dhe u përgjua prej disa muajve, nga të cilat rezultoi se veprimtaria po kryej nga italianë dhe shqiptarë, të gjithë banues në Asti, të organizuar në qarqe të ndryshme, disa prej të cilave kishin marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin.

Në veçanti, droga e llojit Kokainë, importohej nga Shqipëria, kishte një treg në zonën e Asti, veçanërisht në ato të Nizës dhe Canellit.

Grupi i shqiptarëve mendohet se është i një rrezikshmërie të lartë. Ata akuzohen për trafik droge, rrëmbim personi, dhe prostitucion.

Autoritetet italiane në kuadër të këtij hetimi kanë bërë të mundur arrestimin e 24 personave, ndërsa kanë hetuar 42 në total, përcjell Abc News.

Arrestimet janë kryer këtë mëngjes nga ekipi i lëvizshëm Asti i cili u ndihmua nga kolegët e Genova, Pavia, homologët e zyrave të Piemonte dhe Departamenti i Parandalimit të Krimit të Torinos.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë sekuestruar disa makina luksoze dhe një apartament afër qendrës historike të Asti.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco