FOTO/ ‘Sjellje shumë e mirë dhe pendesë për veprën penale’, ja pse u lirua Hekuran Billa

FOTO/ ‘Sjellje shumë e mirë dhe pendesë për veprën penale’, ja pse u lirua Hekuran Billa

13:45, 12/06/2020
A+ Aa A-

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krujës që ka liruar me kusht Hekuran Billën, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes në afërsi të Komunës së Parisit.

‘Hekuran Billa ka manifestuar sjellje dhe qëndrime shumë korrekte në drejtim të respektimit të rregullores së burgut, duke mos pasur masë disiplinore. Sa i takon qëndrimit të tij ndaj veprës penale, ai e pranon atë dhe ndihet i penduar për kryerjen e saj’, lexohet në vendim.

Motivet e ekzekutimit të Hekuran Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin. /A2cnn

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku12/06/2020 16:31

Ka vra e ka plagos njerëz me dashje dhe lirohet pa mbush 10 vjet burg. Duhet fut në burg, çelësat në det ajo gjyqtarja që liron kriminelat gjaksorë. Prandaj njerëzit bëjnë vetgjyqësi.

kokepalari12/06/2020 14:35

KJO GJYQTARJA HOXHA ESHTE SHUME E SPECIALIZUAR NE LIRIMIN E KETYRE VRASESVE TE PENDUAR!! SIGURISHT THESI NDODHET POSHTE TAVOLINES.

B.Q12/06/2020 13:59

E paska kërkuar vetë...ishte më i sigurt brenda

Shto koment

Denonco