U arrestua ne Tiranë si pjesë e ISIS, i riu nga Taxhikistani do ekstradohet në Gjermani

U arrestua ne Tiranë si pjesë e ISIS, i riu nga Taxhikistani do ekstradohet në Gjermani

12:41, 12/06/2020
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur të ekstradojë në Gjermani taxhikun e akuzuar si pjesë e një celule të ISIS, Komron Zukhurov.

I riu nga Taxhakistani u arrestua ne fun te muajit Prill në qendër të Tiranës. 24-vjeçari Komron Zukhurov, kishte mbërritur nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Shqipëri më 17 shkurt të këtij viti.

Policia njoftoi zyrtarisht, se ai ishte arrestuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe se kërkohej për llogari të Antiterrorit gjerman si pjesëtarë i një cellule terroriste që vepronte në atë vend.

Por përtej kësaj është mësuar se Zukhurov, që nga 17 shkurti ka jetuar në kryeqytetin shqiptar i strehuar në një familje taxhakistaneze dhe ka lëvizur lirisht. Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpoli dhe autoritetet e antiterrorist gjerman, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai është i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Prokurori i Përgjithshëm i Taxhikistanit ka akuzuar Komron Zukhurov si anëtar të partisë së “Rilindjes Islamike të Taxhikistanit” (IRPT), forcë politike në opozitë kjo e konsideruar si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Europian.

Shumë anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë janë përjashtuar nga territori i BE-së, me të njëjtën akuzë.

Në datë 15 prill në Gjermani nëpërmjet një operacioni të gjerë u godit celula terroriste ku bënte pjesë edhe 24-vjeçari i arrestuar në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco