Vrasjet mafioze trondisin vendin, kurse Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave

Vrasjet mafioze trondisin vendin, kurse Lleshaj u hedh gaz lotsjellës grave

12:01, 12/06/2020
A+ Aa A-

Krimet mafioze të denja për narko-shtetet e Amerikës Qendrore po trondisin Shqipërinë.

Pas atentatit me snajper në Elbasan, një tjetër vrasje mafioze u regjistrua në zemër të Tiranës, në një zonë të populluar.

Autorët u zhdukën dhe si në rastin e Elbasanit, edhe në atë të Tiranës, nuk kanë lënë gjurmë pasi kanë djegur mjetet e krimit.

Policia mjaftohet me ndonjë njoftim të thatë, kurse mediat i mëshojnë të kaluarës së viktimës, sikur duan të thonë se e meritonte të vritej.

Por fakti që këto vrasje po ndodhin në zonat më të populluara, tregon se krimi nuk e ka fare frikë shtetin. Në vend që të kapin autorët, policia po kap makinat e djegura.

Nga ana tjetër, shteti tregon ‘dhëmbët’ me personat më të pambrojtur dhe më vulnerabël. Rasti i Velipojës, kur qytetarët u sulmuan me gaz lotsjellës dhe një vajzë humbi ndjenjat është ilustrimi më i mirë i policisë së Sandër Lleshajt.

Ky i fundit vazhdon të heshtë dhe të justifikojë krimet me tezën se pas rihapjes së vendit, edhe krimi është ‘kthyer në normalitet’. Pra, prisni më shumë ngjarje të tilla tani që u hapëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/06/2020 16:39

Ky ministruc mirditor gjeneral ushtrie i loqeve të mia po tejkalon ministrat e enverit dhe ramizit, madje edhe atë surratvrerosurin e Tepelenës, i cili urdhëronte vrasjet me shkresa pa firmë. Ky do varur në mes të sheshit, mu tek maja e piramidës ramiane, me kokëposhtë, doçi i doçajve. Ka helmu me gaz fëmijë, gra, plaka e pleq, thjesht vetëm për të realizu vjedhjet e pronave në favor të padronit.

Shto koment

Denonco