VIDEO/ IKMT nis shembjen e godinave në Unazën lindore të Tiranës

VIDEO/ IKMT nis shembjen e godinave në Unazën lindore të Tiranës

11:50, 12/06/2020
A+ Aa A-

IKMT njoftoi sot se në kuadër të zbatimit të projektit ”Ndërtim i segmentit rrugor Unaza Lindore, Loti 3” Tiranë, ka nisur sot aksionin për prishjen e objekteve 1 deri në 5 kate, që janë pengesë për realizimin e këtij aksi rrugor.

Sipas IKMT, pronarët e objekteve që prishen janë shpronësuar për interes publik sipas legjislacionit në fuqi.

Loti 3 i Unazës  që kalon në zonat Shkozë, “Ali Demi” dhe “Kodra e Priftit”. Objekti ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3.3 kilometra. Ky segment është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është vazhdim i unazës që vjen nga Farka dhe përfundon në Jug të ish-Uzinës së Autotraktorëve.

Ndërsa pjesa e dytë fillon pak mbi Maternitetin e Ri të Tiranës dhe duke ndjekur rrjedhën e sipërme të lumit Lanë, intersekton Urën e Shkozës dhe përfundon në Jug të ish-uzinës së Autotraktorëve duke u lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco