Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

U kthye nga Belgjika/ Familjarët: Hekurani nuk ruhej...

U kthye nga Belgjika/ Familjarët: Hekurani nuk ruhej...

11:25, 12/06/2020
A+ Aa A-

Pas ekzekutimit të mbrëmshëm të Hekuran Billës, të tjera detaje mësohen në lidhje me lëvizjet e tij, si hyri në Shqipëri dhe lëvizjet e tij të fundit brenda vendit.

Sipas BW, mësohet se viktima ka mbajtur edhe një emër të dytë. Ai njihej ndryshe si Herland Bilali.

Familjarët e viktimës kanë thënë se Hekurani nuk u ka shfaqur asnjë shqetësim, madje lëvizte me makinë normale, të pablinduar, pasi nuk kishte frikë.

“Hekurani nuk na ka shprehur asnjë shqetësim. Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pashoqëruar dhe me makinë normale të pablinduar.

Pak ditë ka që u kthye nga jashtë vendit. Ishte në Belgjikë, kaloi në Angli dhe tranzit në Malin e Zi erdhi në Tiranë. Dje ishte në Durrës u mor me ca dokumente makinash. Mbrëmë ishim bashkë tek komuna”,- dëshmuan ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco