SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit/ Kush janë 7 të akuzuarit

SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit/ Kush janë 7 të akuzuarit

11:18, 12/06/2020
A+ Aa A-

SPAK ka kaluar dosjen e grabitjes së Rinasit në 2019 me 7 të akuzuar në GJKKO.

7 persona janë akuzuar fillimisht nga SPAK, pasi dosja është ndarë sepse dyshohet që ka edhe të përfshirë të tjerë.

BW raporton se të akuzuar nga SPAK janë Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi.

Për Ragip Hajdinin, ose i thirrur me nofkën ‘Daja’ nga Kosova, do të pushohen hetimet pasi ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Nga ana tjetër SPAK cilëson si ‘kokë’ të grupit kriminal Admir Muratin, i cili u vra ditën e grabitjes. Në kërkim vijon të jetë Talo Çela i cili është në kërkim, por ndërkohë ka masë sigurie arrest me burg në mungesë.

Tashmë ngelet në dorë të GJKKO nëse do të pushojë akuzën ose të kthejë për rihetim dosjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco