Konfirmohen 31 raste/ Ja si zgjerohet harta e koronavirusit

Konfirmohen 31 raste/ Ja si zgjerohet harta e koronavirusit

11:08, 12/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 31 raste pozitive me koronavirus nga 300 testime në total.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

DEKLARATA E PLOTE
Dr. Eugena Tomini
Insituti i Shëndetit Publik 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e fillon kominikimin e sotëm  me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj COVID-19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e  larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër COVID-19 të jemi të gjithë bashkë!!

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga COVID-19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh. 

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. 
Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
 

COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)
Testime totale-19862
Raste pozitive -1416
Raste të shëruara-1034
Raste aktive-346
Humbje jete- 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 199
Shkodër- 45
Krujë- 32
Kamëz- 23
Durrës-15
Pukë-7
Lushnje-6
Vlorë- 6
Elbasan- 3
Mat-2
Tropojë-2
Korçë-1
Librazhd-1
Mallakastër-1
Lezhë-1
Berat-1
Ura Vajgurore-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco