Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

EMRI/ Goditi 5 policë gjatë shoqërimit, arrestohet 26-vjeçari

EMRI/ Goditi 5 policë gjatë shoqërimit, arrestohet 26-vjeçari

10:44, 12/06/2020
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi nuk iu bind urdhërit, goditi, kërcëno policët si dhe i theu xhamin e makinës uniformave blu.

Mësohet se Emilton Pjetri në orët e para të mëngjesit po lëvizte me automjet ‘’Nissan’’ në Kombinat dhe nuk iu bind urdhërit të Patrullës së Policisë.

Pas disa minutash ndjekje ai u kap nga Policia Rrugore, por Pjetri gjatë shoqërimit kërcënoi dhe goditi 5 policë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë në detyrë, vihet në pranga 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Rendit, se një drejtues mjeti nuk i ishte bindur urdhrit të ligjshëm për të ndaluar dhe i kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Mikel Maruli”, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në momentin e ndalimit të mjetit pas ndjekjes nga ana e tyre, pasi e kishin konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ky shtetas i ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin Nr. 6, ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme dhe ka goditur muret e Komisariatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti me të cilin ky shtetas po qarkullonte.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco