EMRI/ Laboratori i drogës në Fier, arrestohet pronari

EMRI/ Laboratori i drogës në Fier, arrestohet pronari

10:07, 12/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar sot një person, që kishte përshtatur banesën e tij si laborator për të kultivuar drogë.

Pronari i banesës së laboratorit të kanabisit në Mbrostar të Fierit, Aleksandër Kapaj është arrestuar pas 1 muaj e gjysmë në kërkim.

Më parë i janë arrestuar grua e bir Qamile dhe Anxhelo Kapaj, teksa Aleksandër Kapaj ishte në kërkim pasi banesën e kishin kthyer në laborator kanabisi.

Ndërkohë u proceduan penalisht 3 elektricistë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Para 1 muaj e gjysmë, policia gjatë operacionit ‘’Laboratori’’ të Ura e Mbrostarit zbuloi banesën me 312 rrënjë kanabisi duke arrestuar nënë e bijë dhe shpallur në kërkim kryefamiljarin i cili u arrestua sot.

Në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori i familjes Kapaj, kosovari Brahim Faredini, kurse Anxhelo Kapaj është në arrest me burg, ndërsa e ëma në arrest shtëpie.

Ja njoftimi i policisë:

Fier

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Laboratori”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco