Zhdukja e gardistit për të dytën herë, ja ku është gjendur këtë herë

Zhdukja e gardistit për të dytën herë, ja ku është gjendur këtë herë

21:10, 11/06/2020
A+ Aa A-

Gardisti Ervin Dërguti humbi gjurmët për herë të dytë, pasi doli nga banesa e tij në Sauk një javë më parë. Familjarët denoncuan sërish në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, paraditen e 4 qershorit. E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti telefonon menjëherë stafin e ‘Pa Gjurmë’, ndërsa sot ajo dha lajmin e mirë.

"Po djali është kthyer në shtëpi. Vonë natën me vjen një telefonatë ku më thonë se djali është gjetur më Zallbastar. E kanë mbajtur në një lokal, pasi e kanë gjetur vonë. Falë emisionit ku janë njohur me historinë. Ishte shumë i lodhur por shyqyr është gjallë. Ju falenderoj shumë ju si emision. Shpresoj që djali të bëhet me mirë", thotë ajo.

Gjatë transmetimit live mbërritën informacionet e para se i riu është para afro 30 minuta pasi u zhduk, në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë. Por ndërsa kaluan afro 7 ditë i riu mesa duket kishte ndryshuar vendodhjen e tij, ndërsa është pikasur nga banorë të Zallbastarit teksa ishte duke ecur i vetëm. Pasi kanë dalluar të riun e kanë identifikuar menjëherë, pasi pasaporta e tij u publikua çdo ditë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, në përpjekje për të mbërritur në gjurmët e tij.

Një telefonatë ka mjaftuar për të gëzuar zemrën e një nënë, e cila kontaktonte çdo ditë me stafin e emisionit. Ajo ka mbërritur vetë në zonën ku u gjet i biri, për ta kthye më pas në banesë. Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Falë shumë informacioneve që mbërritën në studion e emisionit u zbuluan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit, 2 javë pasi ishte zhdukur. Më pas ai qëndroi për disa ditë  në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi nuk gëzonte shëndet të mirë mendor. Por pak ditë pasi doli nga spitali u zhduk përsëri, për t’u rigjetur për të dytën herë./ Shqiptarja.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Ncnc11/06/2020 22:16

Po pse me kete shendet ende eshte gardist, apo tashme eshte titull akademik qe ngelet perjetesisht

Shto koment

Denonco