Akuzohet se vrau shqiptarin në Londër/ Ekstradohet autori, ja çfarë tha para gjykatës

Akuzohet se vrau shqiptarin në Londër/ Ekstradohet autori, ja çfarë tha para gjykatës

18:38, 11/06/2020
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar ka dalë para gjykatës për vrasjen e 26 vjeçarit shqiptar në Londër pak muaj më parë.

Flamur Beqiri, i konsideruar si ‘zot’ i krimit në Suedi dhe i shpallur në kërkim atje, vdiq nga plagët e shumta që mori shumë pranë shtëpisë së tij prej 1.5 milion paundësh në kryeqytetin britanik në fund të dhjetorit të shkuar.

Qytetari suedez Anis Fouad Hemissi, 22 vjeç, u paraqit në gjykatën e Old Bailey në Londër të mërkurën, i akuzuar për vrasje dhe posedim të armës së zjarrit, shkruan BBC.

Ai u ekstradua nga Danimarka në Mbretërinë e Bashkuar të hënën, pasi u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës më 20 janar nën një urdhër evropian arresti.

Prokurori Catherine Farrelly i tha gjykatës Z. Hemissi ishte një sulmues dhe ishte larguar nga vendi brenda disa orësh nga vrasja.

“I pandehuri do të përballet me dy akuza në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar,” tha ajo.

“Ai fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar katër ditë para krimit dhe qëllimi i vetëm i udhëtimit të tij ishte ekzekutimi i të ndjerit. Ishte një krim i organizuar dhe brenda disa orësh fluturoi jashtë vendit. Ai fluturoi në Kopenhagë ndërsa u lëshua një urdhër arrestimi”.

Hemissi, nga Malmo, Suedi, u paraqit në gjykatë përmes lidhjes video nga burgu Wormwood Scrubs në Londër.

Ai konfirmoi emrin e tij në seancë dhe i kërkoi gjykatës që të sigurojë një përkthyes suedez në të ardhmen.

Avokati i tij, David Harounoff, i tha gjykatës se klienti i tij do të mohojë akuzat dhe do të kërkojë që çështja të pushohet.

“Kjo do të jetë një çështje e diskutueshme,” shtoi ai.

Gjykatësi Angela Rafferty ka caktuar një datë për seancën dëgjimore më 27 gusht.

Viktima e vrasjes, shqiptar që u rrit në Malmo, kishte lidhje me bandat e drogës “Costa del Sol” të Spanjës dhe u largua për në Mbretërinë e Bashkuar pesë vite më herët, ku mori kërcënime me vdekje.

Ai ishte i shoqëruar me një bandë suedeze të drogës, të quajtur Los Suecos, “Suedezët”, të cilët veprojnë në Kosta del Sol dhe dyshohet se drejtoheshin nga Amir Faten Mekky, i cili u arrestua për një sulm në Dubai javën e kaluar.

Mekky ishte në listën e më të kërkuarve të Evropës si një udhëheqës i supozuar i një grupi kriminal dhe “financuesi” i zotit holandez të drogës, Radwan Al Taghi, i cili u arrestua në Dubai dhjetorin e kaluar dhe është në paraburgim në pritje të gjyqit për vrasje të shumta. Beqiri ishte me gruan dhe djalin e vogël në momentin e vrasjes. Beqiri kishte drejtuar një kompani në Londër të quajtur 2020rec.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco