‘Roja përdhunoi 13 vjeçaren në dhomë’/ Tjetër dëshmi tronditëse nga Jetimorja e Shkodrës

‘Roja përdhunoi 13 vjeçaren në dhomë’/ Tjetër dëshmi tronditëse nga Jetimorja e Shkodrës

17:34, 11/06/2020
A+ Aa A-

Dëshmi të tjera për dhunë seksuale në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër janë rrëfyer ditën e sotme nga Ndoi Rripa, i cili ka jetuar aty nga viti 2004 deri në 2013. Pasi konfirmon fjalët e Adriana Berishës dhe Ervis Zefit, tregon çfarë përjetoi nga roja dhe kujdestaret e jetimores në fëmijëri.

“I qëndroj pro deklaratave të tyre. Kam qenë person që jam dhunuar fizikisht nga roja i natës. Ai më detyronte të pastroja banjat. Nuk është ai që ka folur Adriana. Ai që më ka dhunuar mua ka qenë roja brenda institucionit, që flinte aty për të na ruajtur ne. Kur e kundërshtoja që të mos pastroja, ai më godiste. Ne si fëmijë e kemi bërë punën e tyre.

Kam qenë 10-11 vjeç. Dhuna nuk ka qenë vetëm për një periudhë moshe, por gjithmonë. Jam goditur shumë herë me hekura, shkopinj si nga kujdestaret femra ashtu edhe meshkuj. Kur vinte drejtori, ato silleshin shumë mirë me ne”, tha Rripa për emisionin “Shqipëria Live”.

Po i njëjti roje, sipas Ndoit, ka përdhunuar një të mitur në dhomë ndërsa ndëshkimi i vetëm që mori ishte pushimi nga puna.

E mitura ishte e fríkësuar për ngjarjen dhe nuk e pohoi asnjëherë dhunën seksuale, aq më pak të fliste publikisht për të.

“E ka marrë te dhoma e tij, e unë kam dëgjuar të bërtiturat. Kur e morën vesh, atë vetëm e larguan nga puna”, tha Ndoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco