Plas grushti në Tiranë/ 58 vjeçari godet me biçikletë këmbësorin, zihen në mes të rrugës

Plas grushti në Tiranë/ 58 vjeçari godet me biçikletë këmbësorin, zihen në mes të rrugës

17:08, 11/06/2020
A+ Aa A-

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur sot në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, tek zona e njohur si 9 Katshet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për News 24 se si pasojë e një konflikti të çastit shtetasi me inicialet R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.

Ndërkohë, shtetasi me inicialet R.C., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco