EMRI/ Eksploziv në një banesë në Vlorë Foto Arkiv

EMRI/ Eksploziv në një banesë në Vlorë

16:04, 11/06/2020
A+ Aa A-

Një sasi lënde eksplozive është gjetur mesditën e sotme në një shtëpi në Vlorë.

Ngjarja është bërë e ditur nga policia.

Sipas të dhënave, pranë banesës së Gramoz Habilajt është gjetur një sasi eksplozivi artizan, që nuk ka plasur.

Kanë qenë familjarët që e kanë para lëndën plasëse dhe kanë njoftuar policinë, duke konfirmuar dhe denoncimin e tyre.

Policia Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco